Kush eshte
Siel Hotel & Restaurant
Mirësevini në Siel Hotel, një destinacion i qetë dhe relaksues, ideal për pushimet tuaja verore! I ndërtuar në vitin 2025, hoteli ynë modern ndodhet vetëm 2 km larg vijës bregdetare të Sektorit Rinia, 6 km nga qendra e qytetit dhe 6 km nga Plazhi i Durrësit.
Me një strukturë të re dhe dhoma të standardit të lartë, Siel Hotel ofron një ambient të rehatshëm dhe të mirëorganizuar për të gjithë vizitorët. Hoteli disponon 8 dhoma komode, kuzhinën dhe barin në katin e parë, si dhe të gjitha fasilitetet e nevojshme për një qëndrim të rehatshëm.
Nëse kërkoni një vend për t'u shkëputur nga rutina e përditshme dhe për të shijuar qetësinë, Siel Hotel është zgjedhja e duhur për ju. Me një parkim të bollshëm dhe shërbim cilësor, ne ju garantojmë një eksperiencë të paharrueshme.
Siel Hotel – Qetësi, rehati dhe mikpritje e përzemërt!